Kuptimi i sloganit të bluzave që Mark Zuckerberg po dëshiron t’i shesë
Kuptimi i sloganit të bluzave që Mark Zuckerberg po dëshiron t’i shesë
Mediumi britanik “Daily Mail” ka shkruar se themeluesi i Facebookut, Mark Zuckeberg, është tallur rreth sloganit të bluzave të tij, me të cilat doli në skenë në konferencën e Metas 2024, për t’i prezantuar syzet të cilat i quajti “me autentiket që janë parë ndonjëherë”.
Në bluzën e tij të zezë, me shkronja të zeza shkruhej “Aut Zuck Aut Nihl”, slogan ky i marrë nga fraza latine “Aut Ceaser Aut Nihl” , që në shqip do të thotë “Ose Ceaser ose asgjë” (Perandor ose asgjë¬).
Ai së fundmi ka filluar të dizajnojë disa nga veshjet e veta bashkë me disenjatorin amerikan të rrobave Mike Amiri. Në një podcast ai ka treguar se ka filluar të punojë me njerëz të ndryshëm në mënyrë që të dizajnojë veshjet e veta.
“Kam filluar të punoj në një seri bluzash me mëngë të shkurtra ku do të shkruhen thëniet e mia të preferuara”, ka thënë ai në podcastin “Acquired” duke treguar se çfarë do të thotë slogani i bluzës që kishte veshur.
“Këtu shkruhet ‘patha mathos’ qe do të thotë ‘mëso nga vuajtjet’”, ka thënë gjiganti i teknologjisë.
“Pubyt” ka bërë një interviste me Zuckerbergun ku tregon se si po planifikon t’i shesë këto bluza me mbishkrime të inspiruara nga perandoria romake.
“Pasi po dizajnoj syze, ndihem sikur po dua të bëj ende gjëra të tjera dhe kam filluar të punoj me disa disenjatorë që i admiroj për të bërë bluza dhe e kam dizajnuar këtë, me mbishkrimin që do të thotë ‘ose zuck ose asgjë’, që është një lojë me një frazë të vjetër latine ‘ose Ceaser ose asgjë’. Më duket sikur vazhdimisht duhet t’ia kujtoj vetes se duhet të jem vetja dhe asaj se çfarë dua të bëj, prandaj ‘Zuck ose asgjë’”, ka treguar drejtuesi i Metas.
Ai tutje ka thënë se po dëshiron t’i shesë këto bluza përmes një faqeje në rrjetin social Instagram.
“Mendoj se është koha e duhur që unë të marr pak eksperiencë për të shitur gjëra në Instagram. Pjesa më e mirë e të mësuarit për t’i bërë këto gjëra është nga përvoja e njerëzve të tjerë dhe sot kam marr shumë komente të tilla si ‘hej do të doja ta blija këtë’”, ka thënë Zuckerberg.
Babai i tre fëmijëve ka veshur bluza me mbishkrime latine edhe në festën e ditëlindjes së tij të 40-të.
Në muajin maj, ai pati ndarë disa fotografi familjarë ku shihej i veshur me një bluzë të zezë në të cilën shkruhej “Carthago delenda est” që do të thotë “Kartagjena duhet të shkatërrohet”.