Kursimi i energjisë elektike, ja çfarë do të ndërmarrin Struga e Ohri

Kursimi i energjisë elektike, ja çfarë do të ndërmarrin Struga e Ohri

Gzetar: Miki Trajkovski

Pjesë të Ohrit dhe Strugës do të mbeten në errësirë këtë dimër. Autoritetet lokale do të kursejnë energjinë elektrike, kjo në kuadër të rekomandimeve dhe masave për kursim të energjisë elektrike. Nga Komuna e Strugës thonë pasi nuk është paraparë me buxhet shtrenjtimi i rrymës për 3-4 herë, do të ndërmerren masa kursimi në ndërmarrjen e ndriçimit.

“Në terren do të vendosen aparate në 208 njësi matëse në të gjithë qytetin dhe fshatrat e Strugës. Shkyçja selektive do të bëhet në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave në mënyrë racionale, me çka do të eliminohen abuzimet dhe njëkohësisht do të kursehen para. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për mirëkuptim, duke premtuar se do të punojmë për të mirën e qytetit dhe qytetarëve”, thonë nga Komuna e Strugës.

Në komunën e Ohrit do të bëhet një plan se si të mbijetohet periudha e dimrit.

“Do të pranohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucionet qeveritare. Së bashku me pushtetet tjera lokale përmes BNJVL-së do të kërkohen mënyra për të kursyer energji. Në periudhën në vijim, pas analizave, vetëqeverisja lokale do ti maksimizojë kursimet e energjisë në ndërmarrjet dhe institucionet publike që janë nën autoritetin e komunës”, thonë nga Komuna e Ohrit.

Për shkak të rritjes së faturave të rrymës për muajin korrik, krahasuar me muajt e mëparshëm, një pjesë e mirë e objekteve hoteliere planifikojnë të vendosin çelësin në derë.

“Nëse vazhdojnë me këto çmime, nga vjeshta deri në tetor, nuk do të ketë mundësi për 40 punonjës, që aktualisht punojnë në objekt, të vazhdojnë punën, do të duhet të vendosim çelës në derën e lokalit”, tha Ana Mitreska-menaxhere marketingu i një objekti hotelierie.

Ajo thotë se nëse fatura e rrymës për muajin qershor ka qenë 2000 euro, për muajin korrik kanë marrë faturë prej 5000 eurove, barrë shtesë për qytetarët e Ohrit do të jetë edhe rritja e çmimit të shërbimeve komunale, prej 2,4 denarë aktual në 3,4 denarë për metër katror./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button