Rusia: Mbi 1200 ushtarë ukrainas të vrarë gjatë ofensivës në Kherson

Rusia: Mbi 1200 ushtarë ukrainas të vrarë gjatë ofensivës në Kherson

Moska ka raportuar se ushtria ukrainase ka humbur më shumë se 1200 burra në 24 orët e fundit në përpjekjen e saj për të nisur një ofensivë në zonën Mikolayev-Krivoi Rog, disa dhjetëra kilometra në veri të Khersonit, dhe në zona të tjera.

Lajmi është bërë i ditur nga Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, sipas mediave të huaja.

“Armiku pësoi humbje në shkallë të gjerë për shkak të humbjes së ofensivës së ushtrisë ukrainase në zonën Nikolayev-Krivoi Rog dhe zona të tjera. Në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë shkatërruar 48 tanke, 46 automjete luftarake, 37 automjete të tjera të blinduara dhe kanë vrarë më shumë se 1200 ushtarë ukrainas”, tha zëdhënësi.

LEXO EDHE:

Back to top button