Qyteti i Shkupit nuk ka plan për trajtimit të qenve endacak

Qyteti i Shkupit nuk ka plan për trajtimit të qenve endacak

Gazetare: Evi Shkopi

Qyteti i Shkupit tani për tani nuk kanë ndonjë plan për zgjerim të sipërfaqes dhe kuadrit në ndërmarrjen publike për përkujdesje ndaj qenve endacak “ Lajka”, pavarësisht se kapaciteti që ka në dispozicion kjo ndërmarrje është për me pak se 200 qenë endacakë kundrejt disa mijëra të tillëve që shëtisin nëpër rrugët e Shkupit, shkruan Alsat.

Sipas drejtorit të “ Lajkës”, Voisllav Dimitrovski ndërmarrja funksionon me vështirësi financiare për shkak të borxheve të trashëguara, ndërsa për momentin kapacitet e saj janë përplot. Për t’i dalë në ndihmë, nesër Këshillit të Qytetit të Shkupit do t’i propozohet që të ndaje fonde për këtë ndërmarrje.

“Neni 36 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale përcakton kompetencën e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ndërmarrjet publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit mund të marrin ndihmë financiare nga themeluesi për faktin se kompania është në gjendje të palakmueshme ekonomike. Me këtë vendim është paraparë subvencionim prej 10.000.000 denarë, të siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022”, thonw Qyteti i Shkupit.

Alsat mëson jo zyrtarisht se disa nga komunat që nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me “Lajkën”, diçka të tillë e kanë bërë për shkak se kanë qenë të pakënaqur nga rezultat konkrete në terren.

Çdo komunë që nënshkruan marrëveshjen me “ Lajkën” duhet që për çdo muaj të transferojë 160 mijë denarë në xhirollogarinë e ndërmarrjes për shërbimet e saj. Gjatë javës së ardhshme Ndërmarrja Publike “ Lajka” do të nis me punën në terren për të numëruar qentë endacak./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button