Kurti flet sot për takimin në Bruksel

Kurti flet sot për takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress se kreu i ekzekutivit adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button