Kurti: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima! Lidhjet Serbi-Rusi po destabilizojnë veriun

Kurti: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima! Lidhjet Serbi-Rusi po destabilizojnë veriun

Prej 11 ditës dy pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin me Serbinë vijojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosur nga komuniteti serb atje. Heqja e tyre, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të shkaktoj viktima dhe të përshkallëzojë situatën dhe për këtë qeveria po tregohet shumë e kujdesshme që të ruaj qetësinë duke ia lënë në dorë KFOR-it.

Kurti akuzon Rusinë se po ndez tensionet përmes Serbisë në veri të Kosovës. Kryeministri, tha për “The Guardian” se ishte i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazhin e Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë. BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi. Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri. Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd”, tha Kurti.

Nga ana tjetër Kremlini ka thënë se dëshiron që “situata të zgjidhet me mjete diplomatike”, por se ata “qëndrojnë për të garantuar që të gjitha të drejtat e serbëve të garantohen”.

Serbëve në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për çmontimin e blloqeve ilegale të rrugëve.

Me rrezikun e rritjes së përleshjeve të dhunshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kërkoi NATO-s leje për të dërguar 1000 policë dhe personel të ushtrisë në Kosovë, duke përmendur nevojën për të mbrojtur komunitetet serbe.

Kërkesa e Serbisë me siguri do të refuzohet, por shqetësimi do të jetë se mund të jetë hapi i parë drejt një vendimi të njëanshëm për t’u dislokuar. Pika kryesore e tensionit mbetet refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës.

BE-ja ka kërkuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që mund të shohë normalizimin e marrëdhënieve, por Kurti tha se lidhjet gjithnjë e më të thelluara midis Beogradit dhe Moskës ishin një pengesë për përparimin./ The Guardian

LEXO EDHE:

Back to top button