Kurti: I dëshpëruar nga mos liberalizimi i vizave

Në kuadër të Samitit të BE-së në Bërdo të Sllovenisë është mbajtur edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën. Takimi Vuçiq-Rama u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur dëshprimin e tij për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, edhe tre vjet nga rekomandimi i Komisionit.

“Ka pasur padrejtësi të madhe dhe mungesë të drejtësisë ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik esencës së tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë.”- deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët kanë të njëjtin oreks. Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së dhe mendoj se nuk ka kurrfarë dyshimi për këtë.”- tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

 

 Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button