Kurti: Kosova, shembull i demokracisë në rajon

Kurti: Kosova, shembull i demokracisë në rajon

“Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik si Ballkani. Nëse në vendet tjera institucionet japin model, në Kosovë modelin e japin qytetarët dhe institucionet bëjnë përpjekje të ecin pas tyre. Pavarësia jonë është rezultat i historisë sonë shekullore”, kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa uroi 15 vjetorin e pavarësisë se Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e gjeneratave të shkuara. Në mbledhjen e qeverisë ai tha se puna e të parëve është motiv për të ardhmen, ndërsa e cilësoi Kosovën sot, një shembull të demokracisë në rajon.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Kosova jonë modelin e japin qytetarët. Pavarësia jonë është rezoluta i historisë shekullore, kemi histori të gjatë bashkëjetese” tha Kurti.

Kryeministri Kurti foli edhe për të drejtat që Kosova i jep pakicave që e përbejnë. “Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë, e kemi fjalën për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Evropë minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel si te ne. Na përket ne të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese që kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira”.

Kurti tha se të gjithë shqiptarët e Kosovës duhet t’i kenë parasysh dy përgjegjësi.

“E para të kemi parasysh trashëgiminë tonë, amanetin e gjeneratave që kanë dhënë djersën e gjakun për lirinë e Kosovës edhe nuk kanë arritur ta shijojnë atë. Çdo ditë e jona duhet të nisë me përkujtimin e këtij amaneti. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet. E dyta, duhet të kemi parasysh të rinjtë, edhe atyre që nuk kanë lindur ende e të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mirë sesa ajo që e kemi gjetur Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet, tha ndër të tjera Kurti.”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button