Kurti mesazh për diasporën: Ushtroni të drejtën themelore për të votuar

Kandidati për kryeministër t; Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë thirrje diasporës që ta shfrytëzojë të drejtën e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ai përmes një video-mesazhi sonte ka bërë me dije procedurat aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit e që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, të cilën ua garanton dhe mbron Kushtetuta e Kosovës dhe legjislacioni ligjor në fuqi. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur. Ju lutem t’i ndjekeni me kujdes udhëzimet e KQZ-së, sepse vota juaj është shumë e rëndësishme. Është vendimtare t’i ndiqni hapat, andaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button