Kurti në Paris takoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell

Kurti në Paris takoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kishte paralajmëruar se Borrelli do të ketë takim gjatë së premtes edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim pritet të zhvillohen në orën 18:00. Stano tha se këto takime janë “tentime për të ndihmuar në zbutjen e përshkallëzimit të situatës, qetësimin e tensioneve aktuale dhe avancimin e dialogut të Brukselit”. Kurti dhe Vuçiqi ndodhen në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Atje janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 10 nëntor se nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris. Një ditë më parë Kurti dhe Osmani u takuan me presidentin francez. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, u tha se ishte diskutuar edhe për planin franko-gjerman. Osmani dhe Kurti pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button