Kurti niset drejt Brukselit për takimin e nesërm me Vuçiqin

Kurti niset drejt Brukselit për takimin e nesërm me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot (të hënën) drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Bashkë me Kurtin duke u akomoduar në ulëset e tyre në aeroplan është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

KosovaPress ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me kryeministrin Kurti.

Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./KosovaPress/

LEXO EDHE:

Back to top button