Kurti pas takimit me Lajçakun: BE ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes

Kurti pas takimit me Lajçakun: BE ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se në takimin e sotëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.

Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

“Prita Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak në zyrat tona të qeverisë sot. Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të zbatohet në tërësi, dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, shkroi Kurti në Twitter.

Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se të hënën do të ketë takim në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ai pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti u shpreh ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./KosovaPress

LEXO EDHE:

Back to top button