​Kurti-serbëve në Kosovë: Mos u ndikoni nga regjimi autoritar i Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët serbë për protestat paqësore, të cilat i zhvilluan sot kundër vendimit të Qeverisë për moslejim të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë, pa marrëveshje shtetërore dhe i ka ftuar ata që t’i besojnë më shumë në Qeverinë e Kosovës.

Kurti përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe i ka ftuar serbët që të mos bien pre e regjimit autoritar të Beogradit.

“Ju lutem që të mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd. Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve të Kosovës. Ata përpiqen ta destabilizojnë Kosovën për qëllime të tyre zgjedhore edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe”, ka thënë Kurti në video-mesazhin drejtuar serbëve të Kosovë.

Sipas tij, vendimi për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq nuk është marrë nga ai dhe se për këtë ka mësuar nga mediat.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq mora vesh nga mediat, e kjo do të thotë se ajo megjithatë nuk është larguar nga puna. Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por, unë nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button