Selimi: Lufta me lajmet e rrejshme ka dominuar rrjetet sociale

Analisti Sefer Selimi i ftuar në emisionin “360 gradë”, deklaroi se lufta me lajmet e rrejshme ka dominuar rrjetet sociale dhe mediat të cilat janë të bazuara kryesisht në internet. Sipas tij anonimiteti është parakushti kryesor për të plasuar në procesin e informimit një lajmë të rrejshëm i cili pastaj duke u amplifikuar nga njerëz të tjerë në rrjetet sociale arrin që të bëhet një lajm i pranueshëm edhe për mediat publike, shkruan Alsat.

“Lufta ose beteja me informacionin krijon koalicione të cilat janë jo tipike. “Armiku i armikut time është miku imë”. Dhe sentimenti anti-perëndimorë ekziston në grupe radikale kryesisht të cilat radikalizmin e vet e ndërtojnë mbi interpretimet fetare, dhe janë ato grupe ku pretendohet se perëndimi ose BE-ja, apo këto vlera të cilat ne pretendojmë ti adoptojmë tek ne si shtet, bie ndesh me predikimet dhe botëkuptimet të cilat i kanë këto grupe radikale… Dhe ne nuk duhet të harrojmë që lajmet e rrejshme patën një eksplozion të jashtëzakonshëm edhe gjatë kohës së pandemisë”, tha Sefer Selimi, analist./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button