Kurti: Serbia është për mbyllje dhe kufizime

Kurti: Serbia është për mbyllje dhe kufizime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se është për mbyllje dhe kufizim, siç u dëshmua javën e kaluar me mbylljen e rrugëve në pikë kalimet kufitare me Kosovën. Kurti para kabinetit qeveritar folur për vizitën e tij të djeshme në veri, tha se e njëjta është e domosdoshme për të kuptuar nevojat që katër komunat në veri. Sa i përket mbylljes së komunave paralele serbe në veri, ai tha se ato kanë funksionuar ilegalisht.

“Se kush është për mbyllje dhe kufizim e pamë javën e kaluar. Grupe personash të maskuar, në prani të policisë së Serbisë në kufij me Kosovën, por në territorin e Serbisë bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura dhe legjitimuar qytetarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike. Gjatë këtyre ditëve institucionet tona kanë punuar që planet dhe qëllimet e këtyre grupeve të dështojnë siç edhe ndodhi”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button