Kurti: Shkarkimi i Rakiqit nuk i kontribuon strategjisë sonë, kjo krijon një konflikt të ri qeveritar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që thirrjet për shkarkimin e ministrit Goran Rakiq më shumë synojnë krijimin e konfliktit brenda qeverisë se sa që kanë ndonjë motiv të lartë, njofton Klan Kosova.

Opozita kishte kërkuar shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim pasi ky i fundit kishte qëndruar në Jarinjë  me protestuesit serbë.

“Së pari, ata që kanë dashur të shohin e kanë parë. A vendosin të flasin, nuk është çështje e imja”, ka thënë Kurti.

“Ndërkaq së dyti, ne jemi në një betejë të sigurisë dhe politike dhe duhet të kemi kujdes për hapat që i ndërmarrim. Besoj që thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq nuk janë thirrje që i kontribuojnë strategjisë sonë dhe më shumë kanë për synim që ta krijojnë njëfarë konflikti të ri brenda-qeveritar në kushtet kur policia e Kosovës me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë që po e zbaton është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politike”.

Kurti u shpreh se këtë kërkesë më shumë e konsideron ndërhyrje në strategjinë e suksesshme të qeverisë se sa kërkesë me motiv të lartë.

“Pra, mua më duket që më shumë është kërkesë për të ndërhyrë në strategjinë tonë që është e suksesshme se sa që bëhet nga ndonjë motiv i lartë për të mirën e Kosovës”.

LEXO EDHE:

Back to top button