Kurtua tallet keq me Barçën: Ata luajnë nga e shtuna në të shtunën

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua, ka thumbuar Barcelona-n pas fitores së vështirë të marrë nga skuadra e tij në kampionat kundër Kadizit. Futbollisti belg mbrojti portën e “Los Blancos”, të cilët kanë vuajtur për të mposhtur Kadiz-in e rrezikuar për rënie nga kategoria 2-0 dhe, më e rëndësishmja, të ngushtonin diferencat me Barcelona-n në krye të La Liga-s.

Me nëntë ndeshje të mbetura, Madridi ka ende një shans matematikor për të ruajtur titullin e kampionëve të Spanjës, megjithatë, hendeku i pikëve mes ekipit të Karlo Ançelotit dhe atij të Çavi-t e bën atë më pak të arritshëm. Duke reflektuar mbi fitoren e skuadrës së tij dhe shanset e tyre për të fituar kampionatin, Kurtua pranoi hendekun e diferencës midis Madridit dhe rivalëve të tyre të përjetshëm, por gjithashtu nuk i kurseu një thumbim rivalëve të Barçës.

“Ka një distancë të madhe në pikë me Barcelona-n, por ne kemi ende finalen e Kupës së Mbretit dhe luajmë gjatë javës. Të tjerët luajnë vetëm nga e shtuna në të shtunën,” tha ai siç citohet nga Sportskeeda.

Nga ana tjetër, Barça ka mundësinë të rikthejë avantazhin e saj prej 13 pikësh në ndeshjen e kampionatit kundër Getafe-s në “Coliseum Alfonso Perez” gjatë ditës së diel.

LEXO EDHE:

Back to top button