Kurz nën hetim për dëshmi të rreme

Drejtësia austriake po heton kancelarin Sebastian Kurz për dëshmi të mundshme të rremë para një komiteti parlamentar që rrëzoi një qeveri të mëparshme.
Hetimi, i filluar nga partitë e opozitës, ka rritur presionin ndaj Kurz dhe partisë së tij konservatore OeVP për një skandal politik që shtrihet dy vjet më parë.
Një zëdhënës i Prokurorisë Publike për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionit konfirmoi sot se hetimet janë duke u zhvilluar kundër Kurz, si edhe kundër kreut të tij të Kabinetit, Bernhard Bonelli.
“Disa ankesa janë marrë në këtë çështje, ndër të tjera edhe nga partia politike NEOS, Forumi i Ri i Austrisë dhe Liberalëve”, tha zëdhënësi.
Komiteti parlamentar i hetimit po heton tregtimin e pretenduar të posteve politike dhe ndikimin e mundshëm të dhurimeve të partive në vendimet politike gjatë kohës së qeverisë së mëparshme, që përbëhej nga Partia Popullore Austriake e Kurz (OeVP) dhe Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë ( FPOe).