Kush e inicioi arrestimin e artistëve në Bujanoc? – Pse po përmendet Shqiprim Arifi?

Kush e inicioi arrestimin e artistëve në Bujanoc? - Pse po përmendet Shqiprim Arifi?

Shkruan: Saranda Selimi

Sonte u raportua për arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe producentit e aktorit Gani Veseli. Ata pas arrestimit u morën në pyetje nga policia serbe derisa tashmë edhe janë liruar.

Krejt kjo për shkak të shfaqjes së dy filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, filma këta që u financuan nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ndau një fond për Luginën, e një pjesë e këtyre parave shkoi edhe për kulturë e art.

Derisa raportohet se arrestimi është bërë për shkak të tematikës së filmave, kjo gjë është hedhur poshtë nga skenaristi i tyre, Shkëlqim Islami.

Islami, përmes një shkrimi në Facebook, tregoi në lidhje me tematikën e filmave dhe hodhi poshtë pretendimet që ata kanë të bëjnë me nacionalizmin.

Por, çka u pa në opinion përmes reagimeve në rrjet, u përmend shumë kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi.

Sipas burimeve të afërta të Alsat, Arifi nuk ka lejuar shfaqjen e filmave në Preshevë, dhe kjo ishte arsyeja pse artistët shkuan në Bujanoc për të dhënë premierën e tyre.

Poashtu, duke iu referuar shkrimeve në rrjet, Arifi thuhet të jetë iniciatorë i këtyre arrestimeve.

Disa artistë e quajtën Arifin edhe si bashkëpunëtor të Vuçiqit.

Më poshtë gjeni pamjet nga reagimet:

Kujtojmë se ditë më parë nga Policia e Kosovës është arrestuar avokati i kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, Hamdi Jashari, nën dyshimin se ka marrë para për të ndikuar gjyqtarët. E poashtu, ky ndikim lidhet ngushtë me fondet që janë ndarë, pjesë nga këto fonde edhe për filmat e përmendur. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button