Kush i la xhamat hapur? Avioni bën ulje të detyruar, ekuipazhi nuk po kuptonte nga vinte i ftohti
Kush i la xhamat hapur? Avioni bën ulje të detyruar, ekuipazhi nuk po kuptonte nga vinte i ftohti
Një ngjarje e pazakontë raportohet nga mediat angleze ku një avjon komercial arriti në rreth 4200 metra lartësi përpara se dikush të kuptonte se diçka nuk shkonte.
Dega e hetimit të aksidenteve ajrore raportoi se aeroplani u ngrit në nivelin 14.000 feet (4267 metra) teksa pasagjerët kuptuan se nuk kishte dritare.
Avioni u nis nga Aeroporti Stansted i Londrës për në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos me një ekuipazh prej tre pilotësh, një inxhinier, një ngarkues, gjashtë pjestarë të kabinës dhe nëntë pasagjerë.
Por pak pas nisjes, disa pasagjerë vunë re se kabina e avionit dukej edhe më e ftohtë dhe më e zhurmshme se zakonisht, sipas raportit. Avioni vazhdoi të ngjitej në një lartësi prej 4200 metrash dhe shenjat e rripit të sigurimit u fikën, thuhet në buletin.
Pikërisht në këtë pikë ngarkuesi eci drejt pjesës së pasme të aeroplanit dhe vuri re një rritje të konsiderueshme të zhurmës së kabinës, duke thënë se ishte “mjaft e lartë sa të dëmtonte dëgjimin tuaj”, sipas raportit.
Ekuipazhi i fluturimit vendosi të ndalojë ngjitjen e aeroplanit dhe të zvogëlojë shpejtësinë e ajrit, pavarësisht se nuk u shfaq asnjë problem në kuvertën e fluturimit dhe funksionimin normal të sistemit të presionit të avionit, thuhet në buletin.
Pasi pasagjerët kishin zbritur dhe avioni u parkua dhe u mbyll, ekuipazhi e inspektoi aeroplanin nga jashtë dhe zbuloi se dy xhamat e dritareve të kabinës mungonin dhe një i tretë ishte hequr.