Kush janë trajnerët më të paguar në Seria A?!

Sipas të përditshmes italiane “Gazzeto dello Sport”, Stefano Pioli është trajneri më pak i paguar ndër skuadrat më të mira në Itali. Trajneri i Milanit fiton rreth 2 milion euro në sezon, shumë larg 8 mln eurove të Allegrit te Juventusi dhe 7 mln eurove të Mourinjos te Roma.

Maurizio Sarri dhe Simone Inzagi, te Lazio dhe te Interi, marrin 4 mln euro, ndërsa Luçiano Spalletti te Napoli është afër 3 milion eurove në sezon. Edhe Gasperini, i vetmi së bashku me Pioli që është konfirmuar në stol midis skuadrave kryesore, te Atalanta fiton 2.5 milion euro në sezon.

Kujtojmë se kontrata e Piolit te Milani skadon në qershor të vitit tjetër dhe se duhet të nisin diskutimet për të rinovuar. Në fakt, disa muaj më parë, trajneri kuqezi ishte në shënjestër të Tottenhamit, por ai preferoi të vazhdonte me Milanin.

LEXO EDHE:

Back to top button