Me një dedikim special Turi uroi Orindën në 4-vjetorin e tyre të martesës

Çifti simpatik i ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan më 15 korrik me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.

Menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.

“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi përkrah fotos me vajzën.

Dita e sotme është mjaft e veçantë për dyshen, të cilët festojnë përvjetorin e katërt të martesës më të plotësuar dhe më të lumtur se asnjëherë më parë pasi familjes së tyre të bukur i është shtuar dhe një ëngjëll i vogël.

Asokohe çifti kurorëzoi me martesë lidhjen e disavjeçare, në një dasmë tepër të bukur dhe elegante që bëri xhiron e rrjetit.

Vitet kanë kaluar shumë shpejt e kjo ditë e veçantë nuk kishte si të kalonte pa u kujtuar nga vetë Turi, i cili nuk ngurroi të bënte dedikimin më special për dashurinë e tij.

“Gezuar pervjetorin e katert te marteses @orindahuta! Cdo dite zbukurohesh! 27/07/2017”, ishin fjalët me të cilat Turi uroi moderatoren, që e paska pikturuar bukur.

Këtij urimi, ia mori të gjithë vëmendjen Atara, e cila po fle afër babi Turit dhe duket kaq e ëmbël saqë na i shkriu zemrat të gjithëve.

LEXO EDHE:

Back to top button