Video/ Teuta përmbys rezultatin në Andorë

Skuadra e Teutës ia ka dalë që të përmbys humbjen e turpshme në shtëpi ndaj Inter Esalades (2-0) nga ndeshja e parë, për të shkuar në Andorra dhe fituar me rezultatin 3-0 pas 120 minutash lojë.

 

Në kohën e rregullt, ndeshja u mbyll me fitore të skuadrës shqiptare me 0-2, ndërsa autori i dy golave që barazpeshoi rezultatet e dy ndeshjeve ishte Sebino Plaku.

 

Ndërkohë në kohën shtesë ishte Kallaku që me penallti vulosi kualifikimin e skuadrës së Teutës.

 

Tani do të jetë përballja me irlandezët e Shamrok Rovers, në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencave.

LEXO EDHE:

Back to top button