George i mbushi 8 vjet, por Kate Middleton është e pikëlluar për këtë

Djali i Princit William dhe Dukeshës Kate Middleton ka pozuar  i buzëqeshur mbi Land Rover-in e stërgjyshit të tij Philip në 8-vjetor, veshur me një bluzë me jakë.

Po nëna e tij a është aq e lumtur dhe e buzëqeshur? Sipas ekspertëve Kate nuk është dhe aq.

Traditës e familjes mbretërore e do që fëmijët në moshën 8-vjeçare duhet të nisin shkollën me konvikt pasi të njëjtën gjë kanë bërë edhe babai e xhaxhai i tij dhe paraardhësit e tjerë të familjes.

Daniela Elser, ekspertja e familjes mbretërore është shprehur se pas fotos së ëmbël të të birit, fshihet një Kate e prekur dhe e pikëlluar pasi nuk do që djai i saj të largohet në konvikt dhe të mos e shohë për një kohë të gjatë.

Thuhet se ajo ka propozuar që i biri të nisë një shkollë pa akomodim, por akoma nuk është vendosur asgjë.

“Në pamje të parë është një foto e ngrohtë, e lezetshme me princin e vogel që një ditë mund të bëhet mbret. Por ajo që e bën këtë imazh kaq interesant është fakti se nënkupton moshën që ka arritur George e kur në të njëjtën Harry dhe Ëilliam u dërguan në shkollë me konvikt”, është shprehur ekspertja mbretërore.

LEXO EDHE:

Back to top button