Kushtetuesja në Shqipëri rrëzon opozitën: Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit janë të ligjshme
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i jep fund debatit duke legjitimuar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2 viteve më parë, të cilat opozita i bojkotoi.
Pas shqyrtimit të padisë së bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, drejtuar nga Voltana Ademi, administrimit të opinionit të Komisionit të Venecias dhe dëgjimit të palëve dy ditë më parë, sot vendosi që të rrëzonte ankesën duke njohur si të ligjshëm procesin.
Kjo do të thotë se zgjedhjet pavarësisht se opozita, PD-LSI i bojkotoi janë të ligjshme dhe se nuk do të ketë proces të parakohshëm.








