Kuvend, ka vazhduar debati për propozim-buxhetin

Kuvend, ka vazhduar debati për propozim-buxhetin

Në Kuvend edhe sot ka vazhduar debati për propozim-buxhetin e shtetit. Në komisionin amë, opozita dhe qeveria kanë debatuar me argumentet e tyre për amendamentet e paraqitura. Kriza energjetike, inflacioni, investimet kapitale, mjedisi, ishin vetëm disa nga temat e debatuara nga deputetët.

“Ajo që të gjithë presim të ndodhë këtë vit, është se, për shkak të ndryshimit dhe krizës, veçanërisht krizës energjetike, do të ketë ndotje. Këtë e tha edhe kryetari i Komisionit energjetik dhe mjekët se do të ketë shumë ndotje, se ky dimër do të jetë shumë i vështirë. Pavarësisht kësaj, buxheti për cilësinë e ajrit është ulur për 20 për qind”, deklaroi Velika Stojkova Serafimovska – VMRO-DPMNE.

“Me propozimin e buxhetit të Ministrisë së Mjedisit për vitin 2023 përmes programit “24” për cilësinë e ajrit, tashmë janë siguruar dy milionë denarë në pajtim me programin e qeverisë”, u shpreh Filip Nikollovski- zëvendës/ministër i financave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button