Kuvend, në rend dite ligjet për ndihmë ekonomike

Zhbllokohen nevoja për masat ekonomike. Kuvendi gjatë pauzës për pyetje deputetësh thirri seancën në të cilën miratoi nevojën për pakon e pestë të masave ekonomike. Pikat e tjera u hoqën nga rendi i ditës. Opozita maqedonase premtoi se gjatë ditës do t’i vendos në shqyrtim propozim-Ligjet në Komisionin për financa dhe buxhet.

Ju premtoj dhe garantoj se komisionin të cilin e udhëheqim ne, pra Komisioni për Financa dhe Buxhet do të thirret menjëherë dhe do të votohet pakoja e masave ekonomike”, tha Nikolla Micevski, Koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare nuk heq dorë nga bllokada. Edhe pakoja ekonomike do të bllokohet në emër të propozim-ligjit për shtetësi. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka të gatshëm mijëra amendamente.

Për neve është e papranueshme dhe neve kemi përgatitur metodologjinë për bllokimin e çdo komisioni përfshi edhe atë për financa dhe buxhet. Qytetarët duhet ta kuptojnë se Qeveria nuk guxon t’i diskriminon qytetarët në ata që janë të mirë, të kapshëm dhe të mundshëm për vota nga ta dhe qytetarët të cilët nuk kanë mundësi t’u ndihmojnë dhe nuk dëshirojnë t’u ndihmojnë përmes ligjit për shtetësi sepse nga ata nuk shohin interes nesër”, pohoi Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.

Por ky kompromis mes pushteti dhe opozitës nuk ishte në fillim të seancës. Propozimi i opozitës për seancë të veçantë për masat ekonomike nuk u pranua nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi me arsyetimin procedurat nuk mundësojnë seancë të re por plotësim të seancës së 36-të.

Për atë propozova. Për 1 orë të mos hapet seanca për pyetje deputetësh, të hapet seanca e 36 deri tek miratimi i rendit të ditës, të realizohet ajo që ju e kërkoni përmes Facebookut dhe t’i votoni pikat që kanë të bëjnë me financat”, tha kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pakoja ekonomike e Qeverisë parashikon subvencionimin e kompanive të prekura nga kriza t’i mbulojnë rrogat minimale të punësuarve.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button