Kuvend, seanca të katër komisioneve
Në shtëpinë ligjvënëse për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet, Komisioni ligjvënës juridik, si dhe të Komisionit për Çështje Evropiane.
Komisioni për Financim dhe buxhet mes tjerash do të diskutojë për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Procedurën tatimore, të Ligjit për Regjistrimin e pagesave të parave të gatshme, të Ligjit për kontributet e sigurimeve të detyrueshme sociale, të gjitha në leximin e parë, ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojëra argëtuese, leximi i parë.
Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjin për themelimin e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallë të dytë, në lexim të parë, ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kundërvajtje dhe të Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të dyja në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.
Propozim ligji për Agjencinë për zbulim, me procedurë të shkurtuar, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për formimin e Komisionit shtetëror për vendosjen në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallën e dytë, në lexim të parë dhe Propozim ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materie penale gjithashtu në lexim të parë do të gjenden para anëtarëve të Komisionit për çështjet evropiane./MIA