Kuvend, shqyrtohen ndryshimet në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm

Qeveria do të marrë në dorë organizimin e vitit shkollor dhe punës së shkollave fillore dhe të mesme në kushte të jashtëzakonshme, me të drejtën që këtë ta bëjë vetëm me vendime qeveritare. Propozim-ndryshimet në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm që u shqyrtuan në Kuvend bëhen për të përshtatur sistemin arsimor që të mos ndërpritet tërësisht edhe në situata të jashtëzakonshme si aktualja me pandeminë.

Në mënyrë plotësuese i jepet mundësi qeverisë që përmes dekretit të vërtetojë numrin e ditëve, kohëzgjatjen e orëve dhe mënyrën në të cilën do të realizohet mësimi me akt nënligjor ose me dekret. E gjitha kjo është pjesë e të dy ligjeve – tha Mira Carovska, ministre e Arsimit.

VMRO-DPMNE-ja thotë se Qeveria akoma nuk ka ofruar zgjidhje për shumë çështje në arsim.

Plani për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe në mesme në këtë vit shkollor në të cilin është paraparë mësim nga distanca është sjellë shumë përpara se të sillen ndryshimet ligjore. Kjo është e pakapshme dhe joserioze. Shkollat në shumë rrethe janë pa internet dhe pa kompjuterë. Për këtë qëllim duhet të shtohet mjetet për arsim nëpër komuna – u shpreh Bllagica Llasovska, VMRO-DPMNE.

Ndryshimet parashikojnë që në kushte të jashtëzakonshme; gjendje të jashtëzakonshme, epidemi e shpallur, pandemi e shpallur, zjarre, përmbytje dhe fatkeqësi të mëdha natyrore, viti shkollor të mund të fillojë kur të vendosë Qeveria, numri i ditëve mësimore të mund të jetë më i ulët se 180 por jo më i ulët se 100 ditë, kohëzgjatja e orëve të mund të jetë më e shkurtër, puna arsimore të mund të ndërpritet dhe të riorganizohet në formë tjetër, kurse mësimi mund të mbahet me prezencë fizike ose në distancë, me mjetë komunikimi. Kushtet në të cilat e gjitha kjo organizohet, numri i nxënësve në klasa, kushtet higjienike dhe sanitare si dhe vendimet në bazë të situatës epidemiologjike, i vendos qeveria.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button