Kuvendi hapi ndryshimin e Kodit Penal

Kuvendi hapi ndryshimin e Kodit Penal

Me propozim të partisë E Majta, Kuvendi me shumicë votash votoi nevojën e ndryshimit të Kodit Penal që i referohet vjetërsimi të veprave penale mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale. Sipas propozimit, vjetërsimi absolut nga momenti i ndjekjes penale ose nga momenti i aktvendimit nga dyfishi i masës efektive propozohet të jetë trefish. Në rast se vepra penale me 5 vite burg vjetërsohet pas 10 viteve nga momenti i ndjekjes, me propozimin e partisë E Majta vepra vjetërsohet pas 15 viteve. Një ide të tillë e kishte edhe partia Alternativa e cila kërkonte që kjo masë të përfshihet si kategori kushtetuese përmes amendamentit. /A.K.

LEXO EDHE:

Back to top button