Macron i kërkoi Netanyahut të përfundonte me sukses negociatat me Hamasin

Macron "përsëriti kundërshtimin e tij të vendosur ndaj ofensivës së Izraelit në Rafah dhe theksoi urgjencën absolute për të garantuar hyrjen e ndihmave humanitare përmes të gjitha pikave të hyrjes në Rripin e Gazës", shtoi Pallati Elysee

Presidenti francez Emmanuel Macron inkurajoi sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të “sjell në një përfundim të suksesshëm” negociatat që po zhvillohen aktualisht me Hamasin, që synojnë një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve në atë territor palestinez, tha Pallati Elysee.

Në një bisedë telefonike, Macron inkurajoi Netanyahun të përfundojë negociatat që mund të çojnë në lirimin e pengjeve, mbrojtjen e civilëve përmes një armëpushimi dhe qetësimin rajonal të tensioneve, shtoi presidenca franceze në një deklaratë.

Franca mbështet plotësisht përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit. Fati i palestinezëve në Gaza nuk mund t’i nënshtrohet më aktiviteteve terroriste të Hamasit dhe operacionet izraelite duhet të ndalen, thuhet në deklaratë.

Macron “përsëriti kundërshtimin e tij të vendosur ndaj ofensivës së Izraelit në Rafah dhe theksoi urgjencën absolute për të garantuar hyrjen e ndihmave humanitare përmes të gjitha pikave të hyrjes në Rripin e Gazës”, shtoi Pallati Elysee.

Një delegacion i Hamasit është aktualisht në Kajro për bisedime armëpushimi, nën kujdesin e ndërmjetësve ndërkombëtarë – Katari, Egjipti, Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button