Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2021

Me 62 vota PRO, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, deputetët e Kuvendit republikan pak para mesnatës miratuan buxhetin për vitin 2021. Para votimit deputetët e opozitës braktisën seancën. Pushteti dhe opozita gjatë debatit kishin qëndrime të kundërta rteth Propozim-buxhetit për vitin 2021.

Ky është buxheti i parë afatmesëm i paraqitur dhe miratuar nga Parlamenti me të cilin parashikohet rritje ekonomike në vitin e ardhshëm prej 4.1% dhe uljen e deficitit buxhetor për 3.6 përqind krahasuar me këtë vit. Siç u theksua gjatë prezantimit të buxhetit, qëllimet kryesore janë : ruajtja e shëndetit të qytetarëve, shëndeti i ekonomisë dhe përshpejtimi i rritjes dhe reformave strukturore.

“Buxheti ka tre përparësi kryesore – shëndetësia, ekonomia dhe ruajtja e stabilitetit të vendeve të punës, sundimi i ligjit dhe integrimi. Buxheti është preciz, i saktë, përmban komponent zhvillimi. Investimet kapitale janë 26.2% më të larta se buxheti aktual, 3.4% e BPK-së ose mesatarja që vendi ynë kishte në vitet më të mira. Për shëndetësinë, kemi 100 milion euro më shumë krahasuar me vitin 2019 ose 40 milion euro krahasuar me vitin aktual. Në arsim kemi një rritje katërfish të investimeve kapitale. Për vitin e ardhshëm, me të gjitha sfidat, sigurohen fonde edhe për sfidën e krizës Covid, në rast se është e nevojshme”, tha Ministri i financave Besimi.

LEXO EDHE:

Back to top button