Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për ndërtim dhe tokë ndërtimore

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për ndërtim dhe tokë ndërtimore

Kuvendi miratoi ndryshimet e ligjit për ndërtim dhe për tokë ndërtimore përmes së cilave mundësohet rregullimi ligjor i mënyrës dhe procedurës për dhënien e të drejtës për punë infrastrukturore për persona fizik dhe juridik. Me ndryshimet rregullohet përdorimi i tokës ndërtimore në pronësi të shtetit kur është e dhënë me qira. Me ligjin për ndërtim rregullohet rrjetëzimi nëntokësor i pajisjeve të komunikimeve elektronike dhe mirëmbajtja e tyre. Do të parandalohet dëmtimi i tyre i mundshëm gjatë ndërtimit të objekteve të reja ose vendosjes së pajisjeve në të njëjtat lokacione. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button