Qytetarët kthehen nga Izraeli, pritet riatdhesimi nga Emiratet dhe Katari

Qytetarët kthehen nga Izraeli, pritet riatdhesimi nga Emiratet dhe Katari

Gazetare: Ajnur Bafqari

Përmbyllet procesi i kthimi i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkuan evakuimin nga Izraeli për shkak të përshkallëzimit të situatës. Në ditët në vijim, sipas Ministrisë së Jashtme, pritet të fillojë kthimi i qytetarë tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe ata që ndodhen në Katar, Bahrejn dhe Kuvajt.

“Procesi i evakuimit realizohet përmes një plani tashmë të përpunuar, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse”, thanë nga Ministria e Jashtme.

Nga Ministria e Jashtme thonë se deri më sot mbi 640 persona, prej të cilëve 505 në Ambasadën në Abu Dabi dhe 141 në Doha kanë kërkuar informacione dhe ndihmë në përfaqësitë diplomatike-konsullare.

“Në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi janë evidentuar 505 shtetas. Prej të cilëve 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej në Kuvajt janë paraqitur 31 persona, ndërsa nga Bahrejni 14. Në Doha janë evidentuar 141 shtetas të Maqedonisë së Veriut”, shprehen nga Ministria e Jashtme.

Ambasada në Abu Dabi

-458 shtetas në Emiratet e Bashkuara Arabe
– 31 shtetas në Kuvajt
-14 shtetas në Bahrejn

Ambasada në Doha

-141 shtetas

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Bahrejn dhe Kuvajt të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike-konsullore ose numrin SOS të ministrisë. Ministria e Jashtme dje njoftoi se do të ndajë rreth 1 milion euro për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button