Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj Xhaferit, 61 deputetë votuan kundër

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj Xhaferit, 61 deputetë votuan kundër

Deputetët me shumicë votash hodhën poshtë interpelancën për punën kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë votimit morën pjesë 104 deputetë, prej të cilëve 61 deputetë votuan “kundër” ndërsa 43 “pro”, dhe nuk kishte të përmbajtur.

Për shkak se sistemi nuk e njohu votën e Xhaferit nga ulësja e deputetit dhe në ekran u paraqitën 60 vota kundër, kryesuesi i seancës kërkoi mbylljen e dyerve të sallës dhe votim me prononcim verbal. Në fund opozita u pajtua që vetëm vota e Xhaferit të llogaritet si e tillë pas çka u bënë 61 vota të cilat e hodhën poshtë interpelancën.

“Konstatoj se Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për punën e kryetarit Talat Xhaferi”, tha kryesuesi i seancës, Goran Misevski.

LEXO EDHE:

Back to top button