Milani siguroi përforcimin më të madhe të kësaj merkatos

Kampioni aktual i Italisë, skuadra e Milanot, siguroi firmën më të rëndësishme të kësaj vere dhe arriti që të mbajë në ekipin e saj Paolo Maldinin, si drejtor sportiv të klubit. Legjenda e Milanit është krijuesi i skuadrës që pas 11 vitesh, riktheu “Scudetton” në “San Siro”.

Maldini firmosi kontratën e re deri në vitin 2024 dhe është njeriu që bëri revolucion në “San Siro”, pasi që Milani fillimisht pas gjashtë vitesh u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe këtë vit fitoi edhe titullin në Seria A, edhe pse “rosonerët” nuk ishin favoritët kryesor për kurorën e Italisë.

“Gjithçka është rregulluar, e kemi vazhduar kontratën në minutën e fundit. Gjëja më e rëndësishme është që ia dolëm. Jam i lumtur që jam këtu, jemi gati të planifikojmë të ardhmen dhe fitoret e reja. E di që jemi pak vonë, por ka kohë, do të kompensojmë atë që kemi humbur”, tha Maldini.

Divok Origi nga Liverpuli është përforcimi i parë që vjen si lojtar i lirë dhe Milani do të kërkojë ende zgjidhje për pozicione të tjera për tu përforcuar para sfidave Ligën e Kampionëve.

Një nga dëshirat e mëdha, Sven Botman, përfundoi te Njukasëlli dhe Milani mund të humbas edhe dëshirën e dytë të merkatos – Renato Sançezin, i cili është afër firmës me PSZH-në.

LEXO EDHE:

Back to top button