" "
Me 60 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët në Kuvend miratuan ligjin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis kompanisë Makpetrol dhe Qeverisë. Shteti duhet t’i paguajë Makpetrolit 32 milionë euro, gjë që do ta bëjë atë njëqind për qind pronar të sistemit të tubacionit të gazit në vend.








