Kuzeska: Të mos presim që dikush nga jashtë të na kërkojë llogari para qytetarëve

Zëdhënësja e LSDM-së në pushtet, Bogdanka Kuzeska, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se partitë politike, të cilat ndër të tjera financohen nga paratë e qytetarëve, duhet të kenë iniciativën e tyre për transparencë dhe llogaridhënie ndaj popullit, pa pasur nevojë dikush nga jashtë t’i thërrasë për një hap të tillë.

“Para qytetarëve, të gjitha partitë politike duhet të veprojnë në mënyrë transparente dhe të mos presim që dikush të na shtyjë, të na thërrasë në tavolinë dhe të na thotë se duhet të japim llogari para qytetarëve. Ajo që ne bëjmë financiarisht dhe marrim nga qytetarët, siç thamë 3.5 milionë euro, është që, të shpërndara për partitë në vendin tonë, duhet të dimë me vetëdije, me iniciativën tonë, se duhet informacionet e nevojshme për publikun t’i sigurojmë me kohë”, tha Kuzeska.

LEXO EDHE:

Back to top button