Sa për qind e njerëzve mendojnë se partitë politike i keqpërdorin mjetet e buxhetit?
Sa për qind e njerëzve mendojnë se partitë politike i keqpërdorin mjetet e buxhetit?
Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ka thënë se 64 për qind e njerëzve mendojnë se partitë politike i keqpërdorin mjetet e buxhetit.
Ai për këtë i është referuar anketës së fundit të IRI-të, derisa ka thënë se në bazë të kësaj reflekton edhe mosbesimi që ka populli tek partitë politike, shkruan Alsat.
“Ne kemi 64 për qind të njerëzve sipas anketës së fundit të IRI-të, që mendojnë se partitë politike i keqpërdorin mjetet e buxhetit publik. Prandaj reflekton edhe mosbesimin që populli ka tek ne. Unë mendoj që kryesisht kjo është pasojë e mentalitetit të bartur i cili duhet të ndryshohet”, ka thënë Ajdini./ Alsat.mk








