Kuzhinierët libianë, pjatë gjigande kuskusi

Kuzhinierët libianë, pjatë gjigande kuskusi

Dhjetëra kuzhinierë libianë bashkuan forcat për të përgatitur një pjatë gjigande kuskusi teksa kërkojnë njohje ndërkombëtare për pjatën e dashur të vendit të tyre. “Është pjesë e identitetit tonë, kulturës e trashëgimisë sonë dhe ne jemi krenarë për të”, tha njëri prej kuzhinierëve. Kuskusi është një element thelbësor i jetës së përditëshme në Libi dhe në të gjithë rajonin e Magrebit të Afrikës së Veriut. Algjeria, Mauritania, Maroku dhe Tunizia, në vitin 2020 bashkërisht e futën këtë pjatë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Tradita e kuskusit të Libisë, nuk është njohur nga UNESCO pasi ajo ende nuk e ka ratifikuar konventën e OKB-së për trashëgiminë kulturore.

LEXO EDHE:

Back to top button