Masa: Verstapen është robot, mund të kalojë rekordin e Shumaherit  

Ish-piloti brazilian Felipe Masa, 11 fitore në 139 gara të zhvilluara në Formula 1, ka qenë shok skuadre me Mihael Shumaherin për një vit. Në atë sezon që garuan së bashku, braziliani u rendit i treti, por Masa shprehet se mësoi shumë nga piloti gjerman.

“Mihael ishte një shembull për të gjithë. Ishte një shok i shkëlqyer skuadre për mua. 7 titujt kampionë bote që ka fituar është një rekord që do të zgjasë, por…”.

 

Masa ka frikën se Maks Verstapen do të realizojë atë që nuk bërik dot Luis Hamilton, që gjithashtu ka 7 tituj kampionë.

 

“Nuk mendoj se Hamilton do të fitojë titullin e tetë. Të paktën jo këtë vit dhe me këtë makinë. Kam frikën se ai që mund ta bëjë këtë gjë është Verstapen, që ka dy tituj dhe këtë sezon mund të fitojë të tretin. Në garat e para “Red Bull” ka treguar se është e pakapshme”, tha Masa.

 

“Verstappen mund të shkojë deri në 6 tituj kampionë radhazi me këto makina. Është një robot në makinë, është i ri dhe titujt e fituar e kanë përmirësuar. Deri në vitin 2026 mund të bëjë ç’të dojë me këto makina. Më pas të shohim nëse do të dominojnë akoma apo do të nisë një cikël i ri”, tha Masa.

LEXO EDHE:

Back to top button