Zelensky: Ta ruajmë kontrollin e Bahmutit

Zelensky: Ta ruajmë kontrollin e Bahmutit

Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë zmbrapsur më shumë sulme ruse në Bahmut, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk mund ta përballojë humbjen e betejës në këtë qytet në rajonin e Donjeckut. Bahmuti, bashkë me qytetet tjera Avdivka, Marinka dhe Liman, janë shënjestrat kryesore të Rusisë, sipas ushtrisë ukrainase. Duke folur për rëndësinë e kontrollit të Bahmutit, Zelesky ka paralajmëruar se fitorja e Rusisë në atë qytet mund të përdoret nga presidenti rus, Vladimir Putin si kusht në ndonjë marrëveshje eventuale për paqe, çka nënkupton se Ukraina do të duhej të bënte kompromise të dhimbshme. Zelensky tha se bota duhet të reagojë me më shumë urgjencë për ta ndaluar agresionin rus.

“Putin do t’ia shiste fitoren Perëndimit, popullit të tij, Kinës, Iranit, të gjitha vendeve, Brazilit, vendeve të Amerikës Latine, jo Letonisë, Lituanisë, Estonisë. Në të vërtetë ata kuptojnë nga detajet dhe ndjejnë se kjo është e rrezikshme sepse janë fqinjë. Ai do t’ia shesë shoqërisë së tij, këtë hap të vogël. Pastaj hapa të tjerë”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button