Oleksandr Usyk gjen rival të ri pas dështimit të duelit me Fjurin

Pasi dështoi zhvillimi i duelit me Tajson Fjuri, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë, ukrainasi Oleksandr Usyk tashmë është në kërkim të një rivali tjetër. Sipas mediave, Usyk do të duelojë ndaj britanikut Daniel Dubau (19 fitore e 1 humbje në karrierë).

Bisedimet kanë nisur, ndërkohë që Dubua është i mandatuar nga VBA për të duelur me Usyk. Gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet në qershor edhe pse për momentin nuk ka asgjë konkrete. Një përballje duket disi e lehtë për Usyk (20 fitore e asnjë humbje), që nuk duelon që prej gushtit të vitit të kaluar.

Nëse Dubua do ta fitonte këtë sfidë, atëherë ai mund të duelonte edhe me Tajson Fjuri, duke qenë se kanë të njëjtin promoter, Frank Varen dhe do të kishim unifikimin e titujve kampionë bote.

“Kanë nisur bisedimet për të zhvilluar duelin mes Usyk dhe Dubua. Stafi i Dubua-s i ka dërguar raportin mjekësor që tregon se boksieri britanik ka rikuperuar tërësisht nga dëmtimi dhe është gati të duelojë ndaj Usyk. Ai është mandatuar nga VBA, ndaj nuk besoj se palët do të hasin vështirësi për arritjen e një marrëveshje”, u shpreh Majkwll Benson.

LEXO EDHE:

Back to top button