Portieri i Interit kërkon të fitojë gjithçka në këtë sezon

Portieri i Interit, Andre Onana, në prag të sfidave delikate me të cilat do të përballen zikaltërit gjatë muajit prill, ka theksuar se dëshiron të fitojë gjithçka. Inter do të luajë në Serie A, Kupën e Italisë e Ligën e Kampionëve.

 

“Duhet të luajmë gjithnjë pa patur frikë. Nëse dikush ka frikë, më mirë që ndonjeri të mos zbresë në fushë. Përpara kemi një muaj të vështirë, por po stërvitemi çdo ditë për t’i përballuar sa më mirë këto ndeshje, ashtu sikurse kemi luajtur ndaj Juve e Barcelona. Nëse punojmë mirë, ju garantoj se do të jetë një muaj i mbushur plot me kënaqësi”, u shpreh Onana.

 

Interi është në vendin e parë në Ligën e Kampionëve për ndeshjet pa pësuar gol dhe kjo është meritë edhe portierit kamerunas.

 

“Kjo do të thotë se mbrojtja e ka bërë mirë punën e saj. Unë edhe mund të pres shumë, por nëse nuk ke një grup të fortë, kjo s’ka rëndësi. Ndeshjet pa pësuar gol është rezultat i një pune kolektive. Për mua është një nder të jem portieri i Interit dhe ky është një klub që merion më shumë respekt, sidomos në Europë. Eliminuam Barcelonën në një grup të vështirë dhe treguam se jemi një skuadër e fortë. Tani të kualifikohemi edhe ndaj Benficës, duke fituar”, tha kamerunasi.

LEXO EDHE:

Back to top button