Ky është lojtari që Barcelona dështoi ta transferonte në këtë afat kalimtar

Reprezentuesi spanjoll Eric Garcia do të vazhdojë të luaj për Manchester Cityn pasi Barcelona dështoi të ofrojë çmimin e kërkuar nga City në ditën e fundit të merkatos.

19 vjeçari ishte caktuar si prioritet i gjigantit spanjoll, por të dy klubet nuk arritën një marrëveshje mes tyre deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

Duke qenë në vitin e fundit të kontratës, City nuk hoqi dorë nga kërkesat monetare për kartonin e tij. Barcelona besonte se do të arrinte një marrëveshje për lojtarin në orët e fundit të merkatos, por një ofertë që thuhet se ishte rreth 9 milionë funte u refuzuar nga ekipi anglez.

Garcia do ta preferonte një rikthim te Barcelona pasi aty e kishte filluar karrierën e tij profesionale.

LEXO EDHE:

Back to top button