Ky është momenti kur studentët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork mësuan se shkollimi i tyre do të jetë falas pas një donacioni prej 1 miliard dollarësh
Ky është momenti kur studentët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork mësuan se shkollimi i tyre do të jetë falas pas një donacioni prej 1 miliard dollarësh

Ish-profesorja e Kolegjit të Mjekësisë në New York Albert Einstein, Ruth Gottesman, i ka dhuruar shkollës 1 miliard dollarë për bursa për të gjithë studentët, dhurata më e madhe e këtij lloji ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Sipas kolegjit, ish-profesorja po bën donacionin falë pasurisë së bashkëshortit të saj David Gottesman, një financier i Wall Street, i cili vdiq në shtator 2022.
Gottesman filloi të punojë në kolegj në vitin 1968 dhe gjatë karrierës së saj ajo hulumtoi aftësitë e kufizuara në të nxënë tek fëmijët dhe krijoi një program për arsimimin e të rriturve. Falë donacionit të saj, do të shkollohen 16.600 studentë. Shkollimi është rreth 60,000 dollarë në vit.
https://fb.watch/qxUJiVX037/