Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite duke filluar nga pjesët perëndimore do të jetë me reshje shiu, ndërsa në viset më të larta me reshje të dëborës. Reshjet më intensive do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku do të formohet një shtresë e re e dëborës. Do të fryj dhe erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, më të rrëmbyeshme në orët e pasdites. Gjatë natës në disa pjesë të fushëgropës së Shkupit reshjet do të kalojnë në të dëborës. Gjatë paradites do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë, ndërsa pasdite erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulët në 0, ndërsa ajo maskimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button