Ky është ushqimi më i keqi që mund të zgjidhni për darka!

Ky është ushqimi më i keqi që mund të zgjidhni për darka!

Një nutricioniste tregon se cilat ushqime nuk duhet të hani kurrë gjatë natës.

Makaronat janë shumë të gjithanshme dhe mund t’i shtojmë pothuajse çdo gjë, nga perimet, te mishi, patatet etj… Megjithatë, nëse dëshironi të humbni peshë, makaronat nuk duhet të përfshihen në dietën tuaj. Darka ka një ndikim të madh në trupin tonë, dhe makaronat janë një ushqim që ngadalëson metabolizmin dhe rrit rezistencën ndaj insulinës.

Dr. Andrea Maxim tregon se makaronat janë ushqimi më i keq i darkës. “ Makaronat me bazë gruri do të rrisin nivelet e insulinës dhe do të shkaktojnë inflamacion. Gruri në makarona është natyral inflamator dhe trupi nuk e tret mirë atë. Inflamacioni çon në fryrje, e cila mund të shkaktojë mbajtjen e ujit. Dendësia e karbohidrateve rrit insulinën, e cila rrit sheqerin në gjak dhe shkakton më shumë depozitim yndyrash ”, shpjegon doktori.

Në një studim amerikan, konsumi i zakonshëm i karbohidrateve të rafinuara, të tilla si makaronat e rafinuara, u shoqërua me një rritje të presionit të gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund ta vë trupin tuaj në rrezik të zhvillimit të kushteve të tilla si sëmundjet e zemrës.

LEXO EDHE:

Back to top button