Laçi fiton, Vllaznia beson, ndërsa zhgënjën Teuta

Skuadra e Laçi sërisht bind në garat evropiane, pasi që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Kraiova në “Elbasan Arena” dhe shtoi shanset për një kualifikim në turin e tretë të Ligës së Konferencave.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhezinjve kurbinas, topi shkoi në zonë te Zarubica, aty ku sulmuesi malazez u koordinua mirë dhe e dërgoi në rrjetë, duke bërë që në “Elbasan Arena” të shpërthejë festa. Deri në fund të takimit që të dy skuadrat kishin disa raste konkrete , por pa arritur që të ndryshojnë verdiktin final.

 

Bojan Zogovic mban gjallë shpresat e Vllaznisë për kualifikim. Gardiani malazez bëri disa pritje vendimtare dhe ndihmoi shkodranët që të dalin me një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj qipriotëve të AEL Limassolit, rezultat ky që lë të hapur çështjen e kualifikimit.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me dy humbje përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol, Teuta zhgënjeu edhe në ndeshjen e parë të Conference League, pasi u mposht 0-2 nga Inter D’Esclades brenda në “Niko Dovana”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button