FC Shkupi pësoi disfatë në SHkup, Santa Klara e fortë

Skuadra e FC Shkupit pësoi disfatë 0-3 në terrenin vendas kundër skuadrës portugeze të Santa Klarës. Rezultati përfundimtar , mund të ishte edhe më bindës për skuadrën mysafire, e cila lëshoi disa raste ideale që t’I konkretizojë para portës së FC Shkupit. Pasmatjes së forcave , mysafirët në dy raste ishin para portës së FC Shkupit , por pa arritur që të dërgojnë topin në rrjetë.

- Advertisements -

Dhe në momente kur Fc Shkupi filloi që të ndërmerr hapa konkrete drejt prtës mysafire Santa Klara gjeti golin e parë. Një krosim i fortë në zonë, u devijua nga Rvbutuaje dhe përfundoi pas shpinës së portierit të Shkupit për 0-1. Deri në fund të pjesës së parë, Santa Klara dërgoi edhe dy goditje të forta,por njëra kaloi skaj portës, ndërsa tjetra u ndal nga portieri vendas.

Fillimi i pjesës së dytë I takoi FC SHkupit që solli presion, por mysafirët arritën që të amortizojnë presionin e hershëm duke u përgjigjur me golin e dytë. Një kundërsulm i shoejtë në krah, u mbyllme gol nga Karlosi në minutën e 49-të. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Santa Klara shënoi edhe golin e tretë përmes Zhoa Kosta.

Deri në fund të takimit , FC Shkupi hapi lojën dhe dërgoi disa gjuajtje të forta, por që nuk shqetësuan portierin mysafirë. Ndërkohë në anën tjetër, Santa Klara lëshoi dy raste konkrete që të zgjërojë epërsinë e merituar. Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas 7 ditëve në stadiumin e Santa Klarës në Portugali.

LEXO EDHE:

Back to top button